Besnik Tahiri: Sot u goditën pensionistët nga një parti e majtë
21 prill 2021
| 23:58
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka komentuar vendimin e Qeverisë sipas të cilit shtesat prej 30 eurove mbi pensionin bazë janë zbritur dyfish.
Tahiri në DPT te Fidani në T7 ka thënë se kjo tregon një mungesë të vlerësimit e analizës së saktë.
Tutje ai tha se kjo Qeveri ka mungesë të programit dhe asnjëri prej ministrave nuk i ka paraqitur qëllimet që synojnë t’i realizojnë.
“Një parti e cila është e majtë, me ua heq ka 20 euro pensionistëve, kjo tregon mungesën e vlerësimit, analizës së saktë, dhe politikave që i kanë shtyre që 15 vjet. Sot u goditën pensionistët”, ka thënë Tahiri.