Besnik Tahiri thotë se taksa për Rrugën e Kombit është e lartë
Koordinatori nacional për reforma shtetërore i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj taksës që ka vendosur Qeveria e Shqipërisë për Rrugën e Kombit.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka dhënë arsyet pse kjo taksë është e lartë.
Postimi i plotë i tij:
Qe pse taksa rrugore është shumë:
Autostrada prej Shkupi deri në kufi të Greqisë i ka 216 km. Për shfrytëzimin e kësaj autostrade paguajmë në tri ndalesa gjithsej 180 Denar, që kur i pjesëtojmë me 61.4 del se një makinë në një drejtim paguan 2.93 euro/cent. Në këtë autostradë kufizimet e shpejtësisë nisin prej 80 deri në 120 km/h
Ndërsa autostrada prej kufirit Kosovë – Shqipëri, më saktësisht prej Vërmicës deri në Rrëshen, autostrada i ka 93 km. Prej 93 km të kësaj autostrade, 22 km janë të pa përfunduara/kompletuara, që i bie se do të paguajmë 5 euro për 71 km. Në këtë autostradë kufizimet e shpejtësisë nisin prej 60 deri në 110 km/h.
Tash ju vlerësojeni a po paguajmë shumë a pak!!