Besnik Tahiri tregon datën më të afërt të zgjedhjeve
05 qershor 2024
| 10:28
Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se zgjedhjet e rregullta nacionale mund të mbahen më 12 janar ose më së voni më 16 shkurt të vitit të ardhshëm.
Ai ka thënë se nga muaji gusht i këtij vitit Presidentja Osmani duhet t’i fillojë konsultimet me partitë politike lidhur me caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve.
“Zgjedhjet munden me u mbajt më 12 janar të vitit të ardhshëm dhe më së largu me 16 shkurt”, është shprehur ai.
Deputeti i AAK-së ka thënë se kryeministri Kurti me siguri do të preferojë që më 16 shkurt të mbahen zgjedhjet.
“Ai (Kurti) e len më 16 shkurt se ka qef të premten me 14 shkurt me bë një tubim të madh dhe me thënë se ky është sikur nëntori i dytë… jam ka ja zbulojë strategjinë”, është shprehur Tahiri në Kanal10.