Besnik Tahiri u bën thirrje qytetarëve që t’i bashkohen programit 100% Kosovë
Sekretari i përgjithshëm i AAK-së, njëherësh edhe kandidat për deputet, Besnik Tahiri, së bashku me banorët e rrugës “Ali Ajeti”, ka diskutuar për domosdoshmërinë e mobilizimit deri më 6 tetor rreth programit 100% Kosovë.
“Është e qartë se kjo nuk është thjesht garë, por drejtimi që po i japim vendit.
Në rast se shtetësia jonë rrezikohet, apo bëhet jo-funksionale, zhvillimi është i pamundur. Është jetike që Kosova të përmbyll konsolidimin e shtetësisë si menyrë që garanton prespektivë për vendin”, ka thënë Tahiri.
Ai ka theksuar se në këtë rrugë, forcimi i konstruktit institucional siguron mekanizma që i shërbejnë zhvillimit dhe synimeve për integrim.
“Për dy vite jemi përball me shumë sfida pa u fsheh, na presin shumë detyra që do t’i japin kuptim lirisë e pavarësisë. Në këtë mision na duhen njerëz që kanë dhënë shembullin e vetë, që nuk ndalen para barrierave dhe fuqizojnë përfshirjen e plotë të shoqërisë në mobilizim. Është nder dhe respekt që Mrika Thaçi përfaqëson pa shkëputshëm vlerat e shoqërisë tonë”, ka thënë Tahiri.