Besnik Tahiri u kthehet odave në Llap

27 qershor 2021 | 22:04

Kandidati për kryetar të komunës së Podujevës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, u është kthyer odave në Llap.

Ai është pritur në familjen e Basriut.

Besnik Tahiri i ka hyrës garës për kryetar të Podujevës me synimin për t’i fituar zgjedhjet lokale në këtë komunë më 17 tetor.

“Në Odën e Basri Llapit, muhabet i mirë e pritje e veçantë. Oda, në traditë i takonte zotit dhe e mikut, aty transmetohej ndër breza historia e lavdia në luftën për liri. Kuvendohej nga njerëz të urtë, në bashkimin e pajtimin e popullit. Basri, qofsh pëhrerë i nderuar, ardhshim gjithmonë në konak për gëzime”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Raportuesja në Parlamentin Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka…