Besnik Tahiri, Veselit: Kosova nuk është vend me qira
Sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se Kosova nuk është vend me qira, duke iu kundërpërgjigjur kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli, pasi ky i fundit ka thënë se partia e tij ua ka dhënë partive të tjera postin e kryeministrit me qira.
Besnik Tahiri përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se Kosova nuk është vend me qira, as Republikën e territorin nuk i kemi me qira.
“Kosova nuk eshte vend me qira. As Republiken nuk e kemi me qira. Territorin nuk e kemi me qira. Me qira nuk e kemi askend ne Kosove. Ramush Haradinaj eshte kryeminister i mandatuar ne menyre demokratike, me marreveshje demokratike, me votim demokratik i Qeverise se vendit. Kosova kurre nuk do te kete Kryeminister me qira”, ka shkruar Tahiri.