Besnik Tahiri viziton Federatën Panshqiptare të Amerikës ‘Vatra’
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vizituar në ShBA, Federatën Panshqiptare të Amerikës Vatra.
Tahiri ka shkruar né “Facebook” aty gjen sakrificën dhe idealin për kombin.
“Mes tyre sheh sa e fortë është lidhja dashuria e kontributi për atdheun. Aty gjen sakrificën dhe idealin për kombin. Ndjen krenarinë, por edhe mbështetjen e një komuniteti për një popull, në kombin që çmon lirinë, vlerat dhe ka në themel demokracinë”, ka shkruar Tahiri.
Ai ka thënë se zanafilla e komunitetit dhe kauzës kombëtare buron nga zjarri patriotik dhe intelektual i Vatrës.
“Vatra është një fatbardhësi. Edhe një shekull e dekadë pas ky zjarr ngroh fort zemrën dhe shpirtin shqiptar. Jam i nderuar që isha në ballë të Vatrës, bashkë me vëllezërit e motrat e komunitetit Shqiptaro-Amarilan”, ka shkruar Tahiri.