Besoj se LDK-ja do të rikonsolidohet shpejt si parti prirëse në Kosovë

13 mars 2021 | 16:38

Isa Mustafën në të ardhmen do ta gjejmë kryesisht mes librash e punimeve shkencore, sepse e ka ndërmend t’u kthehet atyre “me intensitet te veçantë”, por neutral ndaj zhvillimeve s’e ka ndërmend të mbetet. Kështu ka thënë ai në një intervistë me shkrim për Albanian Post, i pyetur për të ardhmen e tij, pas dorëheqjes nga posti i kryetarit të Lidhjes Demokratike te Kosovës.

“Besoj se LDK do të rikonsolidohet shpejt si parti prirëse në Kosovë. Unë do të vazhdoj tani me një intensitet të veçantë punën time shkencore”, tha Mustafa një ditë parë Kuvendit Zgjedhor të Lidhjes Demokratike të Kosovës”.

Po politika ai tha se “ajo është pjesë e jetës”.

Megjithëkëtë, ai ka thënë se do t’i përcjellë zhvillimet në Kosovë dhe nuk do të mbetet neutral.

“Nuk do të mbetem neutral ndaj ardhmërisë së vendit tim, sepse kam qenë akter i ndërtimit të shtetësisë tonë”, ka shtuar Mustafa.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në raportin për 24 orët  e fundit Instituti Kombëtar i…