Besojmë fuqishëm se do të dalim mirë në zgjedhje

30 korrik 2019 | 07:00

Deputeti i Partisë Socialdemokrate (PSD), Driton Çaushi, ka vlerësuar se ky subjekt politik deri më tani ka arritur të paraqesë një model të ri të politikëbërjes në vend.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka deklaruar se këtë model PSD-ja e ka treguar me qeverisjen e mirë të saj në Prishtinë dhe Kamenicë dhe me aktivitetin e grupit të saj parlamentar.

Sipas Çaushit, i vetmi ka qenë grupi parlamentar i PSD-së i cili, pos kritikës, çdoherë ka dhënë edhe alternativa për zgjidhjen e problemeve.

Ai ka thënë se këto punë e bëjnë PSD-në të besoj fuqishëm se do të dalë mirë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Driton Çaushi ka theksuar se PSD-ja nuk do të bëjë asnjë diskutim për koalicion me PDK-në.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lamih Balaj, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Telekomit, ka…