Bestimtarët katolikë festojnë Krishtlindjet
Këtë të hënë besimtarët katolikë, kremtojnë Festën e Krishtlindjeve.
Festa e tillë ndryshe njihet edhe si ditëlindja e Krishtit, njofton Klan Kosova.
Në nderë të kësaj feste, Ipeshkvia e Kosovës organizon aktivitetet e përhershme ku në Katedralen “Shën Nënë Tereza”, në ora 18:00 bëhet pritja solemne, ndërsa në ora 23:30 mbahet Koncerti i Krishtlindjeve nga fëmijët e Famullisë së Prishtinës dhe nga ora 24:00 fillon mesha solemne.
Meshë dhe ceremoni festive do të ketë edhe në Ditën e Krishtlindjeve, më 25 dhjetor.
Krishtlindjet janë një nga kremtet më të rëndësishme në kalendarin e festave të krishtera, njofton Klan Kosova.
Ditëlindja e Krishtit (24-25 dhjetori) është thjesht simbolike, dhe nuk është menduar të jetë data e vërtetë e lindjes së tij.
Rëndësia e ditës së Krishtlindjes nisi të rritet dalëngadalë pas kurorëzimit të Karlit të Madh në vitin 800, ditën e Krishtlindjes.