![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/04/osmani-5.jpg)
Beteja e Çabratit, Osmani: Dëshmorët e UÇK-së janë vula e përjetësisë së shtetit tonë
07 maj 2023
| 14:45
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e ka përkujtuar 24-vjetorin e Betejës së Çabratit.
Osmani ka deklaruar se civilët në Kosovë ishin rrëmbyen dhe vrarë mizorisht nga makineria gjenocidale serbe.
“Afro 100 banorë civilë u vranë në mënyrë mizore nga makineria gjenocidale serbe, mbi 300 u rrëmbyen me dhunë, teksa lufta për mbrojtjen e pragut të shtëpisë kishte marrë hov gjithandej, afro një muaj përpara se Kosova të bëhej e lire”, ka thënë Osmani në një deklaratë për medie.