Beteja e Koshares sublimoi përpjekjet shekullore të brezave për liri

09 prill 2023 | 18:15

Shkruan: Hisen Berisha

Beteja e Koshares, 09 prill 1999-2023

Politika moderne nacional-demokratike e kombit shqiptar, që jetonte nën okupimin klasik sllav në krahinën autonome të Kosovës, e kishte filluar ngritjen me kërkesat e studentëve të Universitetit të Prishtinës në pranverën e vitit 1981.

Intelekti shqiptarë i prirë nga profesorët dhe akademikët shqiptarë, kishin arritur suksesshëm me 2 Korrik të vitit 1990 shpalljen e Republikës së Kosovës shtet i pavarur dhe në 7 Shtator 1990 kishin hartuar dhe miratuar kushtetutën e Kaçanikut, si akt i vullnetit politik të shqiptarëve që jetonin në Jugosllavi.

Këto akte politike burrat e armës shqiptare të udhëhequr nga Sali Çeku, i përjetësoi duke i shkrirë ndasitë dhe i rreshtoj nën uniformën e UÇK-së të prirë nga flamuri kombëtarë në datën 9/04/1999.

Djem, gra e burra patriotë, shkruan me gjakun e tyre kryeveprën e kësaj ndërmarrje operacionale ushtarake, fillimisht çlirimin e postës ushtarake në Koshare, rrënimin e gurëve të kufirit që kishin ndarë për dekada kombin shqiptar dhe në Qershorin e 1999, organizuan marshin triumfal ushtarak drejt Gjakovës dhe Kosovës së djegur e rrënuar nga sllavërija e egër serbe.

Në këtë ditë përkujtimi iu thirrim lavdi heronjve ushtarë të UÇK-së të rënë nëpër beteja!

Zoti i bekoftë ushtarët invalid e veteran të kësaj lufte!

Zoti e bekoftë Republikën e Kosovës shtet i pavarur e sovran!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sikurse në të gjithë botën, edhe në Shqipëri, besimtarët katolikë…