‘Beteja’ e parë i takon mitrovicasve

20 prill 2025 | 08:10

KB Trepça fitoi gjysmëfinalen e parë të “Play-off”-it ndaj Sigal Prishtinës me shifrat 80:65 (18:17, 23:11, 23:17, 16:20).

Te vendasit u dalluan Michael Myres Jr me 19 pikë, pesë kërcime e pesë asistime, Tekele Cotton me 21 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime dhe Drilon Hajrizi me 17 pikë e katër kërcime, ndërsa te mysafirët Donte Clark me 19 pikë.

Skuadra që shënon tri fitore kualifikohet në finale. Çifti tjetër gjysmëfinal është Bashkimi-Peja, ku sfida e parë zhvillohet të dielën në Prizren.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht vranët.…