BETEJAT E KOSOVËS DHE HESHTJA E QYQEVE
Ragip Shala
Në secilin përvjetor të betejës së Kosovës, e cila sipas kalendarit serb ka ndodhur më 28.06.1389, Serbia vazhdon ta terrorizoj Republikën e Kosovës si: “djepi” dhe “Jerusalemi” serb, si dhe për të “drejtën historike” mbi Kosovën?!
Terrorizmin shtetërorë e filloi Millosheviqi në “Gazimestan” më 28.06.1989, pastaj vazhduan pasusit e tij edhe pas pavarësisë së Kosovës. Ndonëse në betejën e parë (1389) dhe të dytë (1448) protagonist në radhë të parë ishin arbanasit, pastaj hungarezët, polakët, gjermanët, rumunët si dhe sllavët, serbët vazhdojnë ta “argumentojnë” betejën vetëm si të tyre?!
Nëse atëherë (28.06.1989) heshtën harbutët autonomist të LKJ, përballë Millosheviqit, pse heshtët tani?!
Heshtja e Akademisë së Shkencave, Institutit të Historisë, si dhe të mekanizmave shtetërorë të Republikës së Kosovës, përbën më tepër se heshtja e qyqeve. Gozhdimit serb mbi Kosovën përmes “pykave” tona (heshtjes) mund dhe duhet t’i kundërvihemi po me pykat e shumta shkencore jo vetëm tonat, por turke, gjermane, polake, dhe sidomos hungareze.
Pse të heshtët edhe më tej?
Pse mos të ngritët një Obelisk për betejën e parë dhe të dytë të Kosovës?! Pse mos t’i ngritët monument kreshnikëve tanë Milush Kopiliqit dhe Gjon Muzakës?!