BETEJAT LEGJENDARE QË KENI ZHVILLUAR JANË MONUMENTET MË MADHËSHTORE QË DO TË MUND T’JU NGRISIM

19 qershor 2022 | 20:02

Ismet Sylejmani

Të dashura familje të dëshmorëve!
Të nderuar ushtarë dhe eprorë!
Të rrespektuar përfaqësues të KFOR-it dhe UNMIK-ut!
Motra dhe vëllezër!

Lajmi i rënies në krye të detyrës të Komandantit të Batalionit 206 të Logjistikës, Naim Beka-Sokoli, dhe i ushtarëve Agim Matoshi e Avni Shehu, e ka tronditur gjithë Zonën e 6-të, të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës.
Me këtë rast ju sjellim ngushëllimet më të thella në emër të Komandantit Gjeneralmajor Shukri Buja, e të Komandës Shtabit të Zonës së 6-të, të Trupave Mbrojtëse të Kosovës dhe njëkohësisht ju lusim e kërkojmë nga ju, që këtë dhembje që keni sot, ta ktheni në forcë, sepse duke qenë të pathyeshëm e të papërkulur përballë dhembjes së madhe që na e kanë shkaktuar minat e vëna nga armiqt, ecim rrugës së lavdishme të cilën e zgjodhën me vetëdije të lartë luftëtarët e lirisë-tani dëshmorë të Kombit.

Rënje si kjo e ushtarëve tanë në fusha të minave, janë vrasjet që po i kryejnë nga larg oushtuesit serb dhe armiqt e tradhëtarët e kombit tonë.

Gjaku i derdhur i dëshmorëve në frontet e luftës për liri dhe i këtyre që po bien nga kurthet e minuara serbe, është dhe do të jetë, gjëja më e shtrenjët për TMK-në, mbi të cilën nuk do të lejojmë të shkelë askush.
Betejat legjendare që janë zhvilluar në Zonën Operative të Nerodimes të UÇK-së, e në të cilat kontribut kolosal kanë dhënë këta bijë që sot po ndahemi prej tyre,janë monumentet më madhështore që do të mund t’ju ngrisim.

Ushtarë të Ushtrisë Çlirimtare, sot të Trupave të Mbrojtjes së Kosovës, po varroseni në varrezat e dëshmorëve të kombit.

Në ballë të Kolonës së pa fund ju keni atdhetarët e mëdhenj e luftëtarët e devotshëm, Agim Bajramin…
—————————————-

Të jeshë në varrezat e dëshmorëve të kombit është nderë për ata që nuk jetojnë më, kurse për ne që vazhdojmë të jetojmë është krenari që ju patëm bashkëluftëtarë.

Pushoni të qetë vëllezër.

Rruga të cilës jeni nisur, për historinë e popullit tonë do të jetë ngjarje e pashlyeshme dhe e shenjtë, respekti për të cilat do të shkojë gjithmonë duke u rritur.

Populli dhe Trupat e Mbrojtjes së Kosovës, sot ju bëjnë nderimet e fundit me betimin: S’ka forcë që mundë të na ndalë drejt çlirimit të plotë të Kosovës.

Lamtumirë!
Lavdi Ju qoftë!

Shefi për Shtyp dhe Informim
i Zonës së 6-të, të TMK-së
Ismet Sylejmani

Më 27.10.1999, Gjilan

P.S: me mungon edhe një pjesë e fjalimit që e kam mbajtur në varrimin e Deshmorëve të Kombit në Ferizaj!
Kanë kaluar kaq vite dhe kam shpresuar se do ta gjej, por nuk po arrij, prandaj po e publikoj, ndoshta mund të gjendet ndonjë incizim e të kompletohet e plotë fjala ime!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nesër në Prishtinë do të mbahet mbledhja e përbashkët e…