Betim Fazliji kthehet në St.Gallen

21 qershor 2023 | 11:51

Mbrojtësi Betim Fazliji është rikthyer në FC St.Gallen 1879. Lajmin e ka konfirmuar klubi zviceran, derisa reprezentuesi “dardan” ka ka nënshkruar kontratë me klubin nga Superliga zvicerane deri në vitin 2027.

Fazliji kaloi një vit te FC St.Pauli ku zhvilloi 19 ndeshje në Bundesliga 2 me klubin nga Hamburgu, por klubet arritën marrëveshje që lojtari të rikthehej në shtetin “Helvetik”.

“I lumtur që rikthehem në familjen gjelbër e bardhë. Mezi pres të luaj përpara tifozëve tanë përsëri”, ka thënë Fazliji.

Ndërkohë, drejtuesit e klubit e presin krahëhapur qendërmbrojtësin, i cili mund të luajë edhe si mesfushor defanziv: “Jemi mjaft të lumtur që Betimi u kthye në shtëpi dhe që nënshkroi kontratë afatgjate. Ai e njeh mjaft mirë klubin dhe do të ambientohet shpejt”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim, teksa ka mbajtur një…