Betim Fazliji pas debutimit me Kosovën: Ndjenje e papërshkrueshme

12 nëntor 2020 | 14:01

Betim Fazliji nuk ka fjalë ta përshkruajë ndjesinë e debutimit për Përfaqësuesen e Kosovës. “Dardanët” janë mposhtur nga Shqipëria (2-1), të mërkurën në Elbasan.

Në një kohë dilemash mes Zvicrës dhe Kosovës dhe si ish-përfaqësues i ekipit kombëtar U20 të Zvicrës, 21-vjeçari në fund zgjodhi ta përfaqësojë atdheun e vet. Fazliji u lind në Vranje nga prindër shqiptarë të Kosovës. Pavarësisht përpjekjeve të Zvicrës për t’i siguruar shërbimet e tij, mbrojtësi premtues thotë se e kishte ëndërr ta përfaqësonte Kosovën.

“Një ëndërr sapo është realizuar. Një ndjenjë e papërshkrueshme”, ka shkruar Fazliji në Instagram në mbishkrim e një fotografie me bashkëlojtarët e tij te Kosova.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit (MEA), Blerim Kuçi bashkë me…