Betim Gjoshi është përfaqësues i shkëlqyer i interesit nacional dhe të qytetarëve të Drenasit në Parlament
Shkruan: Ramiz Lladrovci
Në Listën fituese të PDK-së, ka personalitete të njohura të komunës tonë dhe më gjerë, të cilët kandidojnë për deputetë në Parlament në zgjedhjet e 9 shkurtit. Me numrin 50 është Betim Gjoshi, vota për Betimin, është votë për njërin nga më të përkushtuarit e PDK-së, nga themelimi.
Betim Gjoshi, sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës, është personifikim i kompetencës dhe profesionalizmit. Pas viteve të tëra duke i shërbyer partisë dhe vendit, këtë është kandidat për deputet me numër 50. Si doktorant i drejtësisë, Betimi është një përfaqësues i denjë i qytetarëve të Drenasit dhe të gjithë Kosovës.
Me dashurinë e tij të palëkundur për PDK-në dhe vendin, ai është i vendosur të japë kontributin e tij për një Kosovë ma mirë. Mbështetja për Betimin është mbështetje për vlerat dhe përkushtimin e tij të palodhur ndaj qytetarëve dhe interesave tona të përbashkëta. Prandaj, votoni për Betimin. Votoni për një Kosovë ma të mirë!
Për më shumë, Betimi, bart përvojën më të mirë të punës, përkushtimit dhe organizimit partiak nga Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, deri sot, me kryetarin Memli Krasniqin, si Sekretar organizativ i PDK-së. Numri 50 është numër që disponon parakushtet për fitoren e partisë për organizimin e shkëlqyer partiak, fitoren e Kosovës ma mirë dhe Bedri Hamzën kryeministër. Suksese Betim Gjoshi!
#PDK131
#BedriHamza1
#MemliKrasniqi2
#BetimGjoshi50