Betim Gjoshi: Faleminderit nga zemra, Drenicë!

18 shkurt 2025 | 17:28

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Betim Gjoshi, ka falënderuar qytetarët e Drenasit dhe Skenderajt për mbështetjen që ia kanë dhënë në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Për këtë besim, për çdo votë dhe për çdo mbështetje, unë ju jam mirënjohës përjetësisht! Drenica është dhe do të mbetet zemra ime, forca ime dhe frymëzimi im për të ecur përpara!”, ka shkruar Gjoshi në “Facebook”.

Gjoshi vetëm në Drenicë ka marrë mbi 7 mijë vota.

Postimi i plotë:

Faleminderit nga zemra, Drenicë!

Të dashur qytetarë të Drenicës,

Nuk ka fjalë të mjaftueshme për ta përshkruar mirënjohjen dhe nderin që ndiej për besimin tuaj.

Nga Carraleva në Radishevë, në çdo kënd të krenarisë së Drenicës, më keni nderuar me mbi 7,000 vota dhe më keni bërë të ndihem me fat që jam biri i kësaj toke të shenjtë.

Kjo përkrahje është shumë më shumë se një numër – është një amanet, një përgjegjësi e madhe që e mbaj në shpirt dhe që do të më udhëheqë në çdo hap të rrugëtimit tim.

Ju më dhatë besimin tuaj dhe unë do të punoj me gjithë fuqinë, përkushtimin dhe nderin që ta shpërblej këtë mbështetje me punë të ndershme dhe të palodhshme.

Drenica gjithmonë është dëshmuar! Në ditët më të vështira dhe në momentet më të rëndësishme për kombin tonë, Drenica ka qenë në ballë të sakrificës dhe krenarisë. Sot, ju dëshmuat edhe një herë se besoni në vizionin tonë, në rrugën tonë dhe në forcën e bashkimit.

Për këtë besim, për çdo votë dhe për çdo mbështetje, unë ju jam mirënjohës përjetësisht!

Drenica është dhe do të mbetet zemra ime, forca ime dhe frymëzimi im për të ecur përpara!

Me respekt dhe përulësi,

Betim Gjoshi

50-shi i PDK-së

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët amerikanë kanë patrulluar kufirin Kosovë - Serbi në zonat…