Betim Gjoshi falënderon qytetarët për mbështetjen në zgjedhjet e 9 shkurtit (video)

12 shkurt 2025 | 12:49

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka falënderuar qytetarët e Kosovës për mbështetjen që ia kanë dhënë kësaj partie në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Mbi 200 mijë vota për PDK-në, kandidatin tonë për kryeministër Bedri Hamza dhe ekipin tonë, dëshmojnë se vizioni për një Kosovë ma të mirë është rruga që duhet ndjekur përpara.  Kjo fitore është e juaja e të gjithë atyre që besojnë në punën dhe zhvillimin e vendit tonë”, ka shkruar Gjoshi në “Facebook”.

Postimi i plotë:

Të dashur miq,

Faleminderit nga zemra për mbështetjen e madhe dhe besimin e treguar në këto zgjedhje!

Mbi 200 mijë vota për PDK-në, kandidatin tonë për kryeministër Bedri Hamza dhe ekipin tonë, dëshmojnë se vizioni për një Kosovë ma të mirë është rruga që duhet ndjekur përpara.

Kjo fitore është e juaja e të gjithë atyre që besojnë në punën dhe zhvillimin e vendit tonë.

Një falënderim i veçantë për kryetarin Memli Krasniqi, i cili me lidershipin dhe shembullin e tij na udhëhoqi drejt rritjes dhe një rezultati tejet të mirë.

Sot, rruga përpara është me sfida, por ma e mirë se dje. Bashkë do t’i tejkalojmë të gjitha.

Faleminderit edhe secilit prej jush, veç e veç, që më votuat dhe mbështetët në këto zgjedhje.

U jam mirënjohës përgjithmonë. Kosova mundet ma mirë!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Braziliani, Vinicius Jr padyshim është ndër yjet kryesor të Real…