Betim Gjoshi i PDK-së: Rritja e pagave është e pamjaftushme

31 tetor 2024 | 01:10

Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës deklaroi se vendimi i qeverisë për rritje pagash është i veprim shumë i vonuar.

Në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova, ai theksoi se rritja është shumë e pamjaftueshme.

Ndërkaq, lidhur me çështjen e rritjes së çmimeve, tha se masat është dashur t’i merrte qeveria.

“Qe sa vite kemi problem me rritje të çmimeve të energjisë elektrike, kemi 200 % rritje. Kemi rritje të shportës së konsumatorit, p.sh. nëse dikush me 100 euro ka arritur të blinte gjërat ushqimore për familje, sot as me 150 nuk i merr”.

“Qeveria është për të marrë masa që t’ua lehtësojë jetën qytetarëve edhe në këto rrethana. Ka tentuar te manipulojë me statistika, por qytetaret e dinë se sa vështirë e kanë. A mund të jetojë një pensionist me 100 ose 120 euro, nëse nuk arrin ta mbajë fëmija i vet?. Cili pensionist mund ta mbyllë muajin ose të jetojë e të paguajë barna e fatura tjera me këtë pension. Çka mund ë bëjë me 120 euro? Cili prind i joni mund ta kalojë muajin me ato para?”, pyeti Gjoshi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Avokati, Azem Vllasi, e ka cilësuar qesharake projektligjin e Serbisë…