Betim Gjoshi kritikon mbajtjen e protestës së Vetëvendosjes në Berlin
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për organizimin e protestës në Blerin, ku po mbahet takimi i liderëve të Ballkanit Perëndimor, pjesë e së cilit janë edhe drejtuesit e shtetit të Kosovës.
Sipas Gjoshit, Berlini, Londra, e shumë qendra të tjera evropiane e botërore duhet të vazhdojnë të shohin kërkesën e shqiptarëve për zbardhjen e krimeve serbe ndaj shqiptarëve, e jo të shohin shqiptarë derisa protestojnë kundër një shqiptari që tashmë 30 vjet është dëshmuar me kontributin për vendin e tij dhe luftën kundër Serbisë.
Postimi i plotë i tij në Instagram:
Vetëvendosje është shndërruar në subjekt politik absurd.
Berlini, Londra, e shumë qendra të tjera evropiane e botërore duhet të vazhdojnë të shohin kërkesën e shqiptarëve për zbardhjen e krimeve serbe ndaj shqiptarëve, e jo të shohin shqiptarë derisa protestojnë kundër një shqiptari që tashmë 30 vjet është dëshmuar me kontributin për vendin e tij dhe luftën kundër Serbisë.
Është e pakapshme për mendjen e shëndoshë të shohësh një subjekt politik që keqpërdorë një grup njerëzish, që duke qenë larg atdheut kanë një ndjenjë më të veçantë ndaj vendit të tyre.
Ky subjekt politik nuk e ka as guximin më të vogël të protestojë kundër një njeriu që vazhdon të mos kërkojë falje për krimet e Serbisë në Kosovë dhe më gjerë në Ballkan.
Aleksandër Vuqiq ishte aty dhe të vetmit që protestuan ndaj deklaratave të tij ishin gazetarët nga Kosova, të cilët vazhdojnë t’ia kujtojnë me plotë të drejtë se ku janë kufijtë e tij.
E vetmja e mirë që mund të shihet nga protestat e tilla është numri i papërfillshëm i pjesëmarrësve.
Qytetarët e Kosovës dhe atdhedashësit e diasporës e kanë kuptuar dhe nuk i besojnë më një subjekti politik absurd.