![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2024/12/IMG_8137.jpeg)
Betim Gjoshi: Nga PAN-i ka filluar rënia e PDK-së, i kemi vuajtur pasojat për një kohë
Betim Gjoshi, kandidati i PDK-së për deputet, ka folur për rënien e partisë pas koalicionit, PDK-AAK-Nisma (PAN) i vitit 2017.
Në Debat Plus, ku po diskutohet rrugëtimi i PDK-së që nga viti 2001 e deri në zgjedhjet e fundit, Gjoshi e ka pranuar se ajo periudhë ka qenë vendimtare për PDK-në dhe ka theksuar se rënia e partisë ka nisur pikërisht nga koalicioni i PAN-it.
“Çka deshta mu u ndalë te PAN-i se është shumë më rendësi me pranu edhe fol. Është e varte që aty ka filluar rënia e partisë demokratike. Aty kemi marrë vetëm 23 deputetë brenda PAN-it. Pse e kemi bërë këtë punë, a kemi qenë të vetëdijshëm se kur je brenda një koalicioni të madh nuk ka favore. Vetëm 49 kandidatë i kemi pas në listë me 110 kandidatë, ku kemi gjithë atë potencial. E kemi bërë për të vetmin qëllim, se iu kujtohet që në vitin 2014 edhe pse ka fituar me rezultat bindës PDK-ja e ka pas një bllokim prej partive politike. Dhe nuk kemi dashur të përsëritet i njëjti rasti pas zgjedhjeve…
Si rezultat i saj jemi ndarë më së keqi. Dhe PDK-ja i ka vuajtur pasojat e saj për një kohë dhe e ka vuajtur edhe faturimin e qeverisë, cilido që ka qeverisë. E kemi mbajtur faturën e gjithë qeverisë”, ka thënë Gjoshi në Debat Plus.