Betimi i kryetarit të Zveçanit dhe Zubin Potokut, Krasniqi uron Pecin dhe Zeqirin
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar kryetarin e Zveçanit, Ilir Peci dhe atë të Zubin Potokut, Izmir Zeqiri pas betimit që kanë bërë të enjten në komunat respektive.
Me këtë rast, Krasniqi ka thënë se betimi i tyre është lajm i mirë për Kosovën dhe komunat që do të drejtohen nga ta.
“Sot, zyrtarisht, janë betuar dhe kanë marrë detyrën dy Kryetarët e Komunave të Zveçanit dhe Zubin Potokut, nga radhët e PDK-së, Ilir Peci dhe Izmir Zeqiri. Padyshim, është lajm i mirë që vullneti qytetar, i shprehur me 23 prill, më në fund u jetësua. Urime dy kryetarëve, Ilirit dhe Izmirit, por edhe Selvete Kelmendit – kryesueses së Kuvendit Komunal në Zveçan, për detyrat e reja, të cilat, para se gjithash, janë përgjegjësi shumë e madhe. Ju priftë e mbara!”, ka shkruar Krasniqi në “Facebook”.