Betimin e parë e bëri si ushtar i UÇK-së, sot betohet si deputet i Kuvendit të Kosovës

15 prill 2025 | 09:16

“Betimin e parë e dha në kohë lufte si një nga ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Të dytin do ta jap sot, si deputet i ri në Kuvendin e Kosovës. Bëhet fjalë për ish-eprorin e UÇK-së, ish-gjeneralin e FSK-së, e tani deputetin e Kuvendit të Kosovës, Xhevahir Gecin.

Bashkëluftëtari dhe miku i afërt i komandanit legjendar, Adem Jashari, vjen pas pak në lidhje direkte në një transmetimin special në Tëvë1.

Ndërsa në ora 20:00, rrëfimi për fillet e UÇK-së, njohja me komandantin Adem Jashari, angazhimi pas luftës, betimi si deputet dhe përkrahja e madhe nga familja”, kështu ka shkruar në llogarinë e vet në facebook, gazetari i tëvë 1, Fidan Zejnullahu, i cili ka qëndruar në familjen e Gjeneralit Xhevahir Geci, i cili sot betohet si deputet i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lideri i LV-së, Albin Kurti dhe kreu i Nismës, Fatmir…