Betohen anëtarët e qeverisë së re në Austri
Anëtarët e koalicionit të ri në Austri në mes të konservatorëve dhe të djathtës ekstreme janë betuar sot përmes një ceremonie në Vjenë.
Lideri i Partisë Konservatore të Popullit (OVP), 31 vjeçari, Sebastian Kurz është bërë lideri më i ri qeveritar në Evropë, pasi u betua për detyrën e kancelarit tek presidenti Alexander Van der Bellen.
Partneri tjetër i koalicionit, Partia e ekstremit të djathtë (FPP), është partia e vetme e tillë që qeveris në Bashkimin Evropian.
Kjo parti do të drejtojë sektorët e ministrisë së Brendshme, të Mbrojtjes, asaj të Jashtme derisa lideri i kësaj partie, Heinz-Christian Strache, është emëruar si nën kancelar.
Qindra persona kanë protestuar afër pallatit Hofburg ku është mbajtur kjo ceremoni, duke mbajtur pllakatet si “mirë se vini refugjatë” dhe “jashtë nazistët”.
Sikur FPO ashtu edhe OVP kanë premtuar se do të ashpërsojnë rregullat e këtij shtetit për azil dhe imigrim.
Po ashtu që të dy partitë janë pajtuar që ta bëjnë prioritet luftimin e islamit politik, të ulin taksat dhe të marrin iniciativë për marrëdhënie më të mira në mes të Perëndimit dhe Rusisë.