Betohen deputetët e rinj të Kuvendit
02 mars 2020
| 12:09
Janë betuar deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës, të cilët t’i zëvendësojnë ministrat e zgjedhur në qeverinë Kurti.
Nga Lëvizja Vetëvendosje Enver Haliti ka zëvendësuar Albin Kurtin, Alban Hyseni ka zëvendësuar Glauk Konjufcën, Arta Bajralija ka zëvendësuar Albulena Haxhiun, Fitim Haziri ka zëvendësuar Arben Vitinë, dhe Eman Rrahmani ka zëvendësuar Haki Abazin.
Ndërsa nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Hatim Baxhaku ka zëvendësuar Anton Qunin, Fidan Rekaliu ka zëvendësuar Lumir Abdixhikun, Xhavit Uka ka zëvendësuar Avdullah Hotin, Besa Gaxherri ka zëvendësuar Hykmete Bajramin, dhe Shkumbin Gashi ka zëvendësuar Besian Mustafën.
Kurse nga subjekti politik Nova Demokratska Stranka, Zikreta Aliti ka zëvendësuar Emilija Rexhepin.