Betohen deputetët e rinj të Listës Serbe dhe largohen nga salla e Kuvendit
17 nëntor 2022
| 10:57
Në Kuvendin e Kosovës të enjten janë betuar 10 deputetë të rinj, 9 prej tyre nga Lista Serbe, të cilët kanë zëvendësuar deputetët që dhanë dorëheqje javë më parë.
Në Kuvendin e Kosovës janë betuar: Millan Kostiq, Zoran Maksimoviq, Svetislav Gjokiq, Ksenija Bozhoviq, Radosh Mihajloviq, Bilana Makshiq, Milan Joksimoviq, Nenad Radenkoviq, Olivera Zdravkoviq dhe Cvetko Velkoviq nga deputet i partisë GI SPO.
Pas dhënies se betimit, ata janë larguar nga salla e Kuvendit të Kosovës.
Duhet përkujtuar që të njëjtit do të zëvendësojnë deputetët serbë që dhanë dorëheqje ditë më parë , pas një varg zhvillimesh në veri të vendit.