Betohen dy deputetët e rinj të Lëvizjes Vetëvendosje
25 janar 2018
| 11:10
Shemsi Syla dhe Sali Zyba janë dy deputetët më të rinj të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës.
Ata e kanë bërë betimin në seancën e sotshme plenare të Kuvendit të Kosovës.
Shemsi Syla zëvendëson Qëndron Kastratin që aktualisht është kryetar i komunës së Kamenicës, ndërsa Sali Zyba zëvendëson kryetarin e Prizrenit, Mytaher Haskuka.
Shemsi Syla në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit ka fituar 6 478 vota kurse Sali Zyba 5 983 vota.