Betohen pa e rrespektuar Kushtetutën, ‘gabimet’ e ministrave gjatë ceremonisë në Presidencë

18 shtator 2021 | 22:53

Kabineti i ri qeveritar në Shqipëri u betua paraditen e sotme në një ceremoni të shkurtër para Presidentit të Republikës.

Ndryshe nga herët e tjera, ceremonia nuk u transmetua “Live” për mediat, por pamjet u shpërndanë më vonë nga zyra për shtyp. Gjatë ceremonisë ranë në sy disa ‘gabime’ të ministrave të rinj lidhur me procedurën e betimit.

Kështu ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me parlamentin, Elisa Spiropali nuk firmos sipas procedurës.

Ndërsa ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca mjaftohet duke e vendosur dorën në zemër, por jo në Kushtetutë siç është procedura.

Ceremonia e betimit të qeverisë së re e përbërë në pjesën dërrmuese nga gra, zgjati pak më tepër se 10 minuta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi ka treguar se…