Betohen senatorët, hetimi i Trumpit nis më 21 janar (Video)
17 janar 2020
| 17:08
100 ligjvënësit në Senatin amerikan kanë bërë betimin për hetimin e pritshëm ndaj presidentit Donald Trump, të njohur si “Impiçment”.
Shefi i drejtësisë së gjykatës supreme, John Roberts, ka administruar procesin e betimit të senatorëve, që janë angazhuar për një drejtësi të paanshme.
Në javët që do të vijnë, senatorët do të vendosin nëse Trumpi duhet të shkarkohet nga detyra për akuzat e ngritura nga dhoma e përfaqësuesve apo jo. Procesi do të fillojë më 21 janar.