Betohen tetë anëtarët e rinj të KQZ-së
19 maj 2021
| 17:11
Presidenca ka njoftuar se sot tetë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kanë dhënë betimin para Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.
Në njoftimin për medie është bërë me dije se anëtarët që kanë dhënë betimin janë: Sami Kurteshi (LVV), Alim Rama (LVV), Arianit Elshani (PDK), Florian Dushi (LDK), Ibrahim Selmonaj (AAK), Gordana Laban Zuvić (LS), Rifat Krasniç (KDTP), Fazli Stollaj (IRDK).
Këta anëtarë janë propozuar nga grupet parlamentare dhe partitë politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.