Betohen tetë anëtarët e rinj të KQZ-së

07 qershor 2021 | 16:44

Tetë anëtarë të ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) të hënën kanë dhënë betimin para presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Anëtarët që kanë dhënë betimin janë: Sami Kurteshi (LV), Alim Rama (LV), Arianit Elshani (PDK), Florian Dushi (LDK), Ibrahim Selmanaj (AAK), Gordana Laban Zuviq (LS), Rifat Krasniq (KDTP), Fazli Stollaj (IRDK).

Këta anëtarë janë propozuar nga grupet parlamentare dhe partitë politike parlamentare të komuniteteve të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) janë betuar se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanshme, profesionale dhe të ndërgjegjshme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
08.06.2021 Punime të domosdoshme për siguri të sistemit Pejë 1.…