Betohet anëtari i ri i KPK-së nga radhët e profesorëve universitarë të drejtësisë

26 shkurt 2024 | 15:34

Këshilli i Prokurorial i Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi Ardian Hajdaraj, ka mbajtur takimin e 243-të me radhë, në të cilin janë diskutuar dhe miratuar pikat sipas rendit të ditës.

Në fillim të takimit është betuar anëtari i ri i Këshillit Prokurorial, profesor Dardan Vuniqi, i cili është zgjedhur nga radhët e profesorëve universitarë të drejtësisë, me ç’rast kryesuesi Hajdaraj i uroi mirëseardhje, duke i dëshiruar punë të suksesshme në mandatin e tij.

Gjatë takimit, KPK-ja mori edhe këto vendime. Miratoi Plotësimin dhe Ndryshimin e Vendimit KPK/Nr.148/2024 për themelimin e Komisionit për zgjedhjen e Anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga Prokuroria Speciale, kryesues i të cilit u zgjodh Dardan Vuniqi, siç e parasheh ligji që duhet të jetë anëtar joprokuror.

Emëroi anëtarin e Këshillit Drejtues në Akademinë e Drejtësisë nga Sekretariati i Këshillit Prokurorial të Kosovës, drejtorin e Sekretariatit të KPK-së, Sami Istrefi, i cili do të ketë mandat katërvjeçar.

Aprovoi kërkesën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës për vlerësimin e jashtëzakonshëm të një prokurori nga e njëjta prokurori.

Refuzoi raportin e Panelit hetimor ndaj një prokurori në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, si dhe mori vendim që i njëjti të trajtohet nga Komisioni për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj kryetarit…