Betohet kryeministri i 42-të i Zelandës së Re
Chris Hipkins është betuar sot si kryeministri i 41-të i Zelandës së Re, pas dorëheqjes së papritur të Jacinda Ardern gjatë javës së kaluar.
Hipkins, 44-vjeç, ka premtuar se do të fokusohet në ekonomi, në atë që ai e përshkroi si “pandemia e inflacionit”, transmeton Telegrafi.
Ai do t’i ketë më pak se nëntë muaj para se të ballafaqohet me zgjedhjet e përgjithshme që pritet të mbahen, ku qytetarët do të kenë rastin të shohin nëse do t’ia arrijë të bëjë ndryshime.
“Është privilegji më i madh dhe përgjegjësia më e madhe që kam pasur në jetë. Jam plot energji dhe i emocionuar nga sfidat që më presin”, tha Hipkins derisa po bënte betimin si kryeministri i ri i Zelandës së Re.
Hipkins nga rrethi i ngushtë i miqve njihet me nofkën “Chippy”, dhe ata që e njohin nga afër thonë se është plot humor dhe rezonon energji pozitive.