Betohet kryetari i Istogut, Haki Rugova
05 janar 2018
| 13:42
Kryetari i Komunës së Istogut, Haki Rugova dhe 27 asamblistët e rinj sot solemnisht kanë dhënë betimin, ashtu siç i obligon Ligji mbi Vetëqeverisjen Lokale.
Pas dhënies së betimit, kryetari Rugova, ka premtuar se do të angazhohet që të realizoj të gjitha premtimet që u ka dhënë qytetarëve të Istogut.
“Do të punoj bashkë me qytetarët që Istogu të jetë model i qeverisjes së mirë, gjë që është dëshmuar në të kaluarën, e me punë do të dëshmohet edhe në të ardhmen”, ka deklaruar Rugova.
Në këtë mbledhje solemne, përveç anëtarëve të zgjedhur të kuvendit, të pranishëm kanë qenë edhe përfaqësuesit e MAPL-së, OSBE-së, KFOR-it, medieve si dhe qytetarët.