Bexheti: Kurti po favorizon indirekt forcat regresive në Maqedoninë e Veriut

03 prill 2024 | 14:41

Opinionisti nga Maqedonia e Veriut, Nuri Bexheti, ka folur për përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut.

Ai në “Kosova Today” të “Klan Kosovës”, ka theksuar se përfshirja e subjektit që i takon kryeministrit Albin Kurti në zgjedhjet e Maqedonisë së Veriut është një kaos.

“I vetmi që e ka shkaktuar këtë kaos është Albin Kurti, këtë ndërhyrje brutale, që sipas meje do të hapë dyer të tjera për interferim të fqinjëve tanë. Republika e Maqedonisë së Veriut është një vend shumë i përzier etnikisht dhe ku shqiptarët kanë punuar me delikatesë të jashtë zakonshme duke ruajtur tërësinë politike të shtetit, Kurti nuk e ka hapur subjektin e vet, Kurti ka deleguar njerëz”.

“Shqiptarët janë përçarë, të kujtojmë një gjë me interferimin e Kurtit në Luginën të Preshevës atje nga deputetë sa ishin në legjislaturën e re mbeti vetëm një deputet. E dyta me interferimet në Maqedoni të Veriut po e përsëris, nuk është larg dita, Kurti indirekt po favorizon forcat regresive në Maqedoni të Veriut. Forcat që do ta izolojnë Republikën e Maqedonisë së Veriut, forcat që kanë aksin Shkup-Beograd”, ka thënë Bexheti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të mërkurën ka qëndruar në…