Beyonce dhe Jay Z blejnë makinën më të shtrenjtë në botë
30 maj 2021
| 12:51
Beyonce dhe Jay Z janë dyshja më e përfolur në mbarë botën dhe gjithçka rreth tyre përbën kuriozitet të madh për publikun. Sidomos kur bëhet fjalë për shifra.
Me siguri ndonjëherë e keni vrarë mendjen me veten tuaj sa mund të jetë pasuria e çiftit të fashmëm, por po t’ju themi një shifër të saktë, do të vendosni duart mbi kokë.
Dyshja numëron një pasuri prej më shumë se një bilion dollarësh dhe nuk është aspak e habitshme!
Beyonce është femra që ka marrë më shumë çmime “Grammy” në histori, ndaj i ka “hak” këto para!
Beyonce është femra që ka marrë më shumë çmime “Grammy” në histori, ndaj i ka “hak” këto para!
Gjithashtu, Jay Z ka fituar rreth 27 milionë dollarë më shitjen e albumeve të tij. Pra, janë një çift super i suksesshëm dhe i pasur.
Ndaj, e kanë “hak” të blejnë makinën më të shtrenjtë në botë, të prezantuar së fundmi nga “Rolls Royce”.
“Boat Tail” është makina më e re, e cila kushton 28 milion dollarë dhe fare mirë mund të bësh një piknik në pjesën e saj të pasme.
Makina përfshin një frigorifer ku çifti do të mbajë shampanjën (duhh). Torsten Müller-Ötvös, drejtori i Rolls-Royce Motor Cars, e ka quajtur këtë makinë “projektin më ambicioz deri më tani”. Ne po ju tregojmë pamjet, të shihni me sy e të plasni me zemër.