Beyonce dhe Jay Z ofrojnë bileta të përjetshme për fansat që bëhen veganë
03 shkurt 2019
| 13:47
Beyonce vërtet dëshiron që edhe njerëzit e tjerë të bëhen veganë. Jo shumë kohë pasi i sfidoi fansat që të ndjekin një dietë 22 ditore të bazuar në perime, këngëtarja e “Drunk in Love” ka një sfidë tjetër.
37-vjeçarja ka bërë me dije në llogarinë e vet në “Instagram” se ata që do të ndjekin një stil jetësor prej vegani do ta kenë mundësinë të fitojnë bileta jetësore për koncerte.