Beyonce dhuron miliona për fushatën presidenciale të Harris
Beyoncé ka mbështetur haptazi Kamala Harris në zgjedhjet e saj presidenciale përballë Donald Trump që do të mbahen në muajin nëntor. Këtë gjë, këngëtarja dhe biznesmenia e tregoi duke dhuruar 4 milionë dollarë në mbështetje të fushatës së zv.presidentes në detyrë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Lajmin e ndanë në rrjetet sociale edhe Beyonce, por edhe kandidatja e demokratëve për Shtëpinë e Bardhë.
Sipas mediave, Beyonce do të dhurojë më shumë para për fushatën, nëse është e nevojshme, dhe madje do të organizojë një event për mbledhje fondesh për Kamala Harris.
Njerëz pranë saj bëjnë me dije se ajo u detyrua të “zbriste në fushë” dhe të angazhohej personalisht në fushatë, pasi dikush i tregoi “Project 2025”, agjendën ekstremiste të shkruar nga një konservator për presidencën e dytë të Trump.