Beyonce e Jay-Z nisin pushimet në Itali
25 korrik 2018
| 11:10
Reperi i njohur Jay-Z si dhe bashkëshortja e tij, këngëtarja Beyonce kanë nisur pushimet e tyre në Itali.
Sipas magazinës amerikane “Forbes”, dyshja vitin e kaluar fituan rreth 147 milionë dollarë, ndërsa ata tashmë janë parë në një resort italian të mahnitshëm pushimesh.
Që të dy u panë të shoqëruar nga binjakët e tyre njëvjeçarë Rumi dhe Sir Carter.
E gjithë familja u panë të lumtur dhe totalisht të relaksuar në ambientin i cili arrinte kosto 1.4 milion dollar.