Beyoncé i jep lejen Kamala Harris për të përdorur “Freedom” si këngën e saj zyrtare të fushatës!
23 korrik 2024
| 10:25
Beyoncé i ka dhënë leje Kamala Harris të përdorte këngën e saj Freedom. Sipas CNN, Harris tani do të mund ta përdorë këtë këngë si këngën zyrtare të fushatës së saj elektorale. “Beyoncé, e cila njihet për udhëzime të rrepta kur bëhet fjalë për muzikën e saj, i dha menjëherë miratimin e saj për fushatën e Harris, kur u kërkua leje për të përdorur “Freedom” të hënën, pak para paraqitjes së zëvendëspresidentit”, tha një burim pranë saj për CNN.
Pasi Beyonce i dha leje, kënga e saj u luajt në mbylljen e fjalimit të parë të Harris të hënën pasdite . Sipas CNN, nëna e Beyoncé, Tina Knoëles, ka shprehur mbështetjen e saj për Kamala Harris që nga e diela.