Beyonce i thotë lamtumirë 2020-ës në mënyrën më epike (Foto)

30 dhjetor 2020 | 18:50

Ndërsa ky vit po mbyllet, dhurata e Beyonce-s për miqtë e saj i thotë të gjitha. Diva hollivudiane e dinte saktësisht se çfarë u duhej miqve të saj për Vitin e Ri, e cila vendosi t’u dhuronte një varëse ku shkruhet “2020”, modeluar në formën e gishtit të mesëm. Kushërira e këngëtares, Angela Beyince ndau në rrjete sociale dhuratën perfekte që mori nga ylli i muzikës.

“Është një dorë me gishtin e mesëm dhe viti 2020 i kombinuar në një. Kur e hapa u preka sepse është dhe gazmore dhe thellësisht sentimentale. 2020 ka patur ulje dhe ngritje, por mbi të gjitha ka qenë një vit me të vërtetë i çuditshëm. Shpresojmë që 2021 të jetë i mirë për botën.“, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që Beyonce ndihmoi shumë njerëz që janë prekur nga kriza e pandemisë. Pak ditë më parë, fituesja e “Grammy-t” njoftoi se do të dhurojë 500 mijë dollarë për familjet e prekura. Përfitues do të jenë 100 persona që do të përzgjidhen në fund të muajit të parë të vitit që vjen.

Kjo nuk është përpjekja e parë e Beyonce për të ndihmuar personat e prekur nga pandemia.”BeyGOOD” është bashkuar me NAACP për të mbështetur bizneset e vogla në pronësi të personave me ngjyrë të prekur nga pandemia dhe deri më tani ka ndihmuar rreth 250 biznese me 10.000 dollarë grante.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me kërkesën e Kryeministrit të Republikë së Kosovës, z. Avdullah…