![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/2-13.png)
Beyonce “kopjon” Oriola Marashin! Këngëtarja shfaqet me fustanin që modelja e ka veshur 3 vite më parë
30 gusht 2023
| 11:13
Oriola Marashi është një ndër modelet më të suksesshme shqiptare, që ka korur sukses edhe ndërkombëtarisht.
Së fundmi modelja ka tërhequr vëmendjen me një postim që ka bërë në rrjetet e saja sociale. Oriola ka postuar një foto ku ajo shfaqet duke modeluar me një fustan të kuq, i cili ngjan shumë me një fustan të cilin e ka veshur diva botërore Beyonce.
Megjithatë, interesant është fakti se Oriola e ka veshur atë fustan 3 vite më parë, në vitin 2020, kur edhe është bërë foto, teksa Beyonce e ka veshur këtë vit.
“E dini vetë ju”- shkruan modelja duke lënë të nënkuptohet se diva botërore e ka kopjuar.