
Beyonce merr vëmendjen e të gjithëve në premierën e “Lion King”
16 korrik 2019
| 11:46
Këngëtarja e njohur Beyonce ka marrë vëmendjen e të gjithëve në premierën evropiane të filmit “Lion King” të mbajtur në kinemanë Odeon Luxe në Leicester Square. Beyonce është zëri dublues i Nala në këtë film, pos kësaj ajo këndon edhe kolonën zanore të filmit “Spirit”. Ajo ka nxjerrë në pah luaneshën e saj të brendshme me anë të fustanit ngjyrë ari që veshi gjatë kësaj premiere të filmit. Këngëtarja ishte e shoqëruar nga burri i saj, Jay Z. Ata të dy dukeshin të lumtur me njëri-tjetrin.