Beyonce në probleme me ligjin, i detyrohet qeverisë amerikane mbi dy milionë euro

30 prill 2023 | 10:09

Beyonce i është përgjigjur qeverisë amerikane pasi thuhej se i detyrohej më shumë se dy milionë euro taksa.

Këngëtarja e “Crazy In Love”, 41 vjeçare, ka paraqitur një peticion në Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme (IRS) dhe ka kërkuar një gjyq në Los Angeles sipas dokumenteve të marra nga People.

Kjo vjen pasi IRS lëshoi një njoftim ku thuhej se mbretëresha e muzikës pop i detyrohej më shumë se dy milionë euro taksa.

Beyonce i detyrohet 805,850 dollarë për 2018 dhe 1,442,747 dollarë për 2019 plus 449,719,40 dollarë në gjoba, sipas IRS.

Por ekipi ligjor i krijueses së hitit “Broken Hearted Girl” ka kundërshtuar faturën e detyrimit tatimor, duke pretenduar se të paktën 868,766 euro nga totali duhet të hiqen pasi ishte një donacion bamirësie.

Avokati i Beyonce, Michael Cohen, i tha People në një deklaratë: “Ne po punojmë me IRS dhe parashikojmë që çështja të zgjidhet së shpejti”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin “Review” në Euronews Albania është publikuar dëshmia e…