Beyonce nënshkruan marrëveshje 60 milionë dollarëshe me ‘Netflix’-in
21 prill 2019
| 14:53
Diva e popit, Beyonce ka bashkëpunuar me “Netflix” për të publikuar dokumentarin e saj “Homecoming”.
Pas kësaj, ajo ka nënshkruar një marrëveshje 60 milionë dollarëshe me “Netflix” për të sjellë edhe disa projekte të tjera.
E para e tri projekteve është “Homecoming”, dokumentar që interpretojnë performancën e saj 2018 në “Coachella”, një spektakël që përfshinte kërcime dhe këngë të Beyonce.
Çmimi për Beyonce Knoëles-Carter si producente ekzekutive, shkrimtare dhe drejtore ka arritur në vlerën e 20 milionë dollarëve.
Përfaqësuesi i Beyonce nuk iu përgjigj kërkesave të Variety për komente, ndërsa “Netflix” nuk ka pranuar koment për këtë histori.