Beyonce shfaqet tejet provokuese në kopertinë për këngën ekskluzive “Texas Hold ‘Em”
Beyonce mahniti të dielën në Super Bowl, teksa zbuloi kopertinën e re të këngës së re “Texas Hold ‘Em”, një nga dy këngët surprizë që ajo publikoi gjatë ngjarjes sportive.
Superylli, 42 vjeçe, u shfaq në kopertinën e “Texas Hold ‘Em”, kënga e saj e re ekslusive nga një album i ardhshëm me zhanër ‘country’, i cili do të publikohet më 29 mars.
Këngëtarja, e cila ka lënë të kuptohet drejtimi i muzikës së saj të re me pamjet e fundit të frymëzuara nga stili ‘country’, tregoi belin e saj të zbukuruar, e veshur me një bluzë me bikini argjendi dhe funde të vogla metalike në formë zemre të ngjitur në një rrip, shkruan
Krijuesja e hitit “Crazy in Love” e kompletoi pamjen me një xhaketë të zezë të prerë dhe kapelë të zezë kauboji, si dhe një palë vathë masive statement.
Në fotografinë mbresëlënëse Beyonce, e cila la të kuptohet për meloditë e saj të reja gjatë reklamës së saj në Verizon Super Bowl, mban njërën dorë në kapelën e saj dhe tjetrën në kofshë.
Ajo gjithashtu ndau artin bardhë e zi për këngën tjetër, “16 Carriages”, ku ajo e sheh atë të veshur me një këmishë perëndimore dhe një kapelë kauboj.