Beyonce shpenzon mijëra dollarë vetëm për çizmet
17 dhjetor 2017
| 12:24
Manisë së VIP-at të Hollywoodit për shpenzime marramendëse, të cilat i shërbejnë përmirësimit të imazhit të tyre, duket se nuk i ka shpëtuar as këngëtarja me famë botërore, Beyonce.
Në një set fotografish të publikuara në rrjetin social “Instagram”, këngëtarja 36-vjeçare, Beyonce, shfaqet e veshur me çizmet me gurë Svarovski, të cilat i ka kombinuar me një palë xhinse të shkurtra dhe një bluzë me krahë të shkurtër.
Çizmet me gurë Yves Saint Laurent, të veshura nga Beyonce, kushtojnë mijëra dollarë.