Bezos i dhuron shumë marramendëse fondacionit Obama

02 dhjetor 2021 | 18:42

Një ndër njerëzit më të pasur në botë Jeff Bezos ka dhuruar 100 milionë dollarë për fondacionin e ish presidentit amerikan Barack Obama. Krijuesi i kompanisë “Amazon” e dhuroi këtë shumë parash për të nderuar figurën e kongresmenit John Lewis.

Lewis ishte një hero për shoqërinë civile në vitet 1960. Ai humbi jetën vitin e kaluar. Jeff Bezos deklaroi pas dhurimit të parave se ka kërkuar që sheshit në qendrën Presidenciale Obama t’i vihet emri John Lewis. Kongresmeni luftoi për të drejtat e njerëzve me ngjyrë dhe mbrojtjen e tyre nga dhuna policore.

Miliarderi tha se e bëri këtë veprim, që të nderonte një luftëtar të lirisë që meritonte një vend special në panteonin e heronjve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë mësuar shkaqet dhe vendi ku nisi në fillim zjarri…